20:37 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

LDK merr pjesë në Kongresin e EPP-së, merr përkrahje nga presidenti i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP), të cilat janë duke u zhvilluar.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri përmes një postimi në Facebook ka falënderua presidentin Joseph Daul për punën e tij dhe përkrahjen dhënë LDK-së.

Sipas tij, në ditën e dytë pritet të zgjidhjet nga Delegatët Kandidati nga EPP për President të Komisionit Evropian.

“Në Helsinki po zhvillon punimet Kongresi i EPP-së, kjo familje e madhe e Partive Popullore Evropiane, ku ne LDK-ja jemi anëtar.

Një delegacion i yni po merr pjesë në këtë ngjarje me rëndësi.

Falenderim i veçant për Presidentin z.Joseph Daul, për punën e tij dhe përkrahjen dhënë LDK-së.

Kongresi do të mbaj punimet dy ditë me 7 dhe 8 Nëntor.

Ditën e dytë pritet të zgjedhet nga Delegatët Kandidati nga EPP për President të Komisionit Evropian.

I.Beqiri”, ka shkruar Beqiri./Indeksonline/