16:06 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

LDK mundohet ta fsheh takimin me Delawie (Foto)

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka qëndruar sot në shtëpinë e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Aty, i ka takuar zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike me të cilët ka bashkëbiseduar rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, ku LDK ka dalë kundër këtij procesi të cilin po e udhëheqë Presidenti Hashim Thaçi.

Pas takimit, zyrtarët e LDK-së të buzëqeshur e bënë një fotografi së bashku në shtëpinë e Isa Mustafës, por nuk treguan se më kë u takuan dhe çfarë kanë biseduar.

Por burimet e Indeksonline kanë thënë se temë kryesore ka qenë përfshirja e LDK-së në dialog./Indeksonline/