13:13 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

LDK ngushëllon familjen e Jeton Nebiut

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen e të Prof. Jeton Nebiu, i cili ndërroj jetë mbrëmë.

Në telegram ngushëllimin e Mustafës thuhet se “ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për ju, LDK-në, qytetarët e Prishtinës dhe dashamirët e sportit në Kosovë”.

E nderuara familje Nebiu,

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta e Prof. Jeton Nebiu, kryetar i nëndegës Ulpiana dhe anëtari i kryesisë së Degës së IV të LDK në Prishtinë, Profesor në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për ju, LDK-në, qytetarët e Prishtinës dhe dashamirët e sportit në Kosovë.

Jetoni ishte profesor i dashur për të gjithë, i kujdesshëm me përvojë të jashtëzakonshme. Me dijen, guximin dhe durimin ishte shembull i shoqërisë tonë. Jetoni ishte veprimtar i cili dha kontribut të veçantë në edukimin e brezave të tërë.

Në emër të LDK-së, i shprehë ngushëllime të thella familjarëve të tij, kolektivit të shkollës dhe gjithë shoqërisë.