23:17 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

LDK për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj: Kjo tragjedi nuk duhet të kaloj veç me deklarata

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për rastin tragjik në Ferizaj, ku dje u vra një 18 vjeçare.

Përmes një komunikate, LDK-ja thotë se kjo tragjedi nuk duhet të kaloj veç me deklarata dhe thirrje formale për drejtësi, por duhet të mobilizohet i tërë sistemi i drejtësisë për t’i kapur dhe dënuar autorët e krimit.

“Vajzat tona nuk meritojnë të dhunohen e të vriten kësisoji. Atyre nuk mund t’iu ndalen ëndërrat në gjysmë. LDK-ja dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë të gjitha krimet që ndodhin, është detyrë dhe përgjegjësi e jona t’i mbrojmë gratë dhe vajzat tona”, thuhet në komunikatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, u shpreh ngushëllime familjarëve e miqve të Marigona Osmanit.