17:43 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

LDK prezanton emrat e rinj që i shtohen listës të kandidatëve të saj për kryetarë të komunave

Në mbledhjen e radhës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me unanimitet të plotë Kryesia ka aprovuar propozimet e Degëve për kandidatë për kryetar të Komunave si në vijim: 

– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;  

– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;  

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës; 

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;  

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;  

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;  

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;  

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës. 

Kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së. 

LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës.