20:18 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

LDK prinë me ankesa në PZAP

Të dielën qytetarët e 19 komunave kanë votuar për herë të dytë për të zgjedhur kryetarin që do të udhëheq komunën përkatëse në katër vitet e ardhshme.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe partitë politike kanë raportuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ankesat e tyre, shkruan Indeksonline.

Kryesuesi i sekretariatit te PZAP-it, Mulë Desku ka njoftuar se për balotazhin e 19 nëntorit, në këtë panel janë pranuar 10 ankesa.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se me numër më të madh të ankesave prinë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Për ditën e votimit në raundin te dyte te zgjedhjeve lokale te 22 tetorit 2017 PZAP-i ka pranuar 10 ankesa. 2 ankesa nga Alternative,1 ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, 4 ankesa nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe 3 ankesa nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Desku.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ankesa në PZAP janë dërguar edhe për thyrjen e heshtjes zgjedhore, të cilat janë shqyrtuar.

“Në raundin e dyte me pretendimet se ka pasur shkelje, respektivisht se është thyer heshtja zgjedhore ne ditën e heshtjes se zgjedhjeve me 18.11.2017 dhe ne ditën e votimit me datën 19.11.2017. Për këto shkelje ne PZAP janë paraqitur 19 ankesa. 3 nga Alternativa dhe 16 nga BIRNI. Ankesat janë duke u shqyrtuar dhe brenda afatit prej 72 orëve prej momentit te pranimit do te vendosen”, ka thënë tutje Desku.

Kryesuesi i PZAP-it ka njoftuar se afati për paraqitjen e ankesave lidhur me ditën e votimit është 24 ore prej mbylljes se Vendvotimeve qe i bie se ky afate ka qene prej orës 19:00 i datës 19.11.2017 deri ne ora 19:00 i datës 20.11.2017.
Ndërsa afati për vendosjen e ankesave nga PZAP-i është 72 ore prej momentit te përfundimit te afatit për paraqitjen e ankesave qe i bie prej orës 19:00 te datës 20.11.2017 deri ne ora 19:00 te ditës se enjte te datës 23.11.2017. /Indeksonline/