12:27 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

LDK reagon pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme është sulmuar me vezë nga disa persona të panjohur të cilët i kanë kërkuar të mos e largojnë taksën kundër Serbisë.

E për këtë sulm LDK ka thënë që është një akt i ulët, i pa pranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, kanë thënë nga kjo parti./Indeksonline/.