15:08 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

LDK reagon për takimin e Thaçit në kohën e zgjedhjeve me anëtarë të PDK-së

Shtabi i Degës së LDK-së në Klinë përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin në lidhje me takimet e presidentit Hashim Thaçi me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Sokol Bashota si dhe me strukturën e Degës së PDK-së në Klinë, gjatë vizitës së tij në këtë qytezë.

“Konsiderojmë se ndërhyrja e tillë e kreut të shtetit dhe takimet me kandidatë për kryetarë komunash në kohë fushate janë përpjekje për minimin e demokracisë dhe shprehje e njëanshmërisë së Presidentit, në këtë rast, ndaj ish vartësve të tij në PDK. Kryetarin e Klinës, Sokol Bashotën dhe kastën e tij nuk mund ta shpëtojë Presidenti Thaçi dhe as nuk mund ta zhveshë atë nga akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim të parasë dhe pasurisë publike”, thuhet në komunikatë.

Tutje LDK-ja kanë thënë që Presidenti e ka për obligim kushtetues të jetë apartiak, apolitik dhe i paanshëm në raport me zhvillimet politike.

Dega e PDK-së në Klinë e ka quajtur spontan takimin e presidentin me kryetarin aktual të Klinës, Sokol Bashota./AktivPress