15:14 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

LDK thërret mediat në 15:30

Lidhja Demokratike dhe partitë e tjera e kanë pranuar sot interpretimin e plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka ardhë në përfundim se dekreti i presidentit Hashim Thaçi me të cilin e nominoi Avdullah Hotin për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.

Dersia partia që po synon të qeverisë me vendin, do të mbajë një konferencë për media për të njoftuar për hapat e mëtejmë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha se do ta mbajnë një mbledhje në orën 15:30 para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë që në gjysmë ore më pas, saktësisht në 16:00 edhe presidenti Thaçi ka thirrur mediat, ku do ta mbajë një konferencë./Indeksonline