11:51 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

LDK thotë se vendi po përballet me krizë, fton tryezë politike

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se kriza institucionale është duke u thelluar nga koalicioni PAN me skandale të shumta.

“Në arenën ndërkombëtare Kosova është në pozitën më të disfavorshme. Kriza është thelluar me dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri. LDK nuk do të pranoj asnjë marrëveshje që prek sovranitetin e Kosovës. Ftojmë për një tryezë politike për dakordim që të miratohen ligji për ushtri, miratimi i buxhetit dhe heqja nga rendi i ditës për dialogun”, tha Hoti.

Hoti ka thënë se nuk do ta përkrahin në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2019, sepse sipas tij, është i pa qëndrueshëm.

Temat: