08:07 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

“Le të krijomë momente të paharruara”, Bersant Celina i përshëndetë tifozët e AIK-ut: Mezi pres të luaj!

Skuadra e AIK-ut arriti të blejë kartonin e plotë të futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina gjatë ditës së djeshme.

Ylli kosovar u prezantua si blerje e plotë, pasi një gjysmësezon e kaloi te ekipi suedez, shkruan IndeksOnline.

Përmes rrjeteve sociale, Celina u shpreh tejet i lumtur që karrierën e tij do ta vazhdoj te ekipi nga Suedia, duke thënë se mezi pret të nis edicionin e ri.

“Përshëndetje tifozë të AIK-ut. Është një ndjenjë e veçantë për të qenë pjesë e këtij klubi fantastik. Mezi pres të jap gjithçka në fushë. Lë të krijomë momente të bukura së bashku”, ka shkruar Celina në rrjetet sociale

Kujtojmë që ish-mesfushori i Stoke Cityt ka zhvilluar 9 paraqitje me AIK-un dhe ka bërë tre asiste./IndeksOnline/