20:56 / E Diele, 03 Janar 2021 / C E

Leao: Radhën e ka Juventusi!

Rafael Leao, sulmues i Milan-it, ka folur për Sky Sport pas fitores 2-0 të marrë kundër Benevento-s.

“Ka qenë një nga golat më të bukur të karrierës sime, por është fitorja e skuadrës ajo që ka rëndësi. Kemi luajtur në inferioritet numerik, duke luftuar për çdo top.

Suksesi është i merituar”, ka thënë Leao.

“Rruga është akoma e gjatë, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë: kur nuk luan Ibrahimovic është Rebic, të gjithë lojtarët japin gjithmonë maksimumin dhe kjo duket në fushë”.

“Pioli? E falënderoj për besimin që më jep, me atë mendoj të mësoj shumë gjëra”.

“Vendi i parë dhe sfida me Juventus-in? E dinim se Inter kishte fituar kundër Crotone-s, e kemi nisur ndeshjen kundër Benevento-s me synimin për të marrë tri pikët. Tani do të provojmë të fitojmë kundër Juventus-it për të qëndruar në vendin e parë”