15:32 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Leart Paqarada asiston në fitoren e Sandhausenit

Sandhauesen ka fituar takimin e dytë rradhazi që nga rikthimi i Bundesligës 2.

Vendasit triumfuan 3-1 ndaj Hannoverit dhe shkëputen përkohësisht nga pozitat që dërgojnë në ligën e tretë në tabelë.

Leart Paraqarada asistoi në golin e dytë i cili u shënua nga Gerrit Nauber në minutën e 56-të.

Besar Halimi hyri në fillim të pjesës së dytë dhe pati paraqitje mjaftë të mirë.

Mbrojtësi i krahut të Kosovës u vlerësua me notën 7.8. e treta më e mira e takimit.

Sandhausen tash ka arritur kuotën e 36 pikëve dhe gjendet në pozitën e 10-të në Bundesliga 2.