10:53 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

LeBron James fiton dy titujt që i mungonin

Basketbollsti amerikan, LeBron James ka arritur të fitoj dy titujt që i mungonin në karrieren e tij profesionale.

38-vjeçari arriti të fitonte Kupën e Ligës me Los Angeles Lakers, pasi në finale mposhti Indiana Pacers, me rezultat 123-109, shkruan IndeksOnline.

James po ashtu fitoi edhe çmimin MVP i turneut, i parë në historinë e Kupës NBA.

Pikërisht këta ishin dy titujt e vetëm që i kishin mbetur për të fituar, pasi fitoi gjithçka në 20 vjet karrierë.

Deri më sot, James është lojtari i vetëm që ka fituar NBA dhe Kupën dhe është MVP i të dyjave./IndeksOnline/