08:56 / E Diele, 03 Mars 2024 / Gj. Sh

LeBron James hyn në histori të NBA

LeBron James u bë lojtari i parë i NBA-së që arrin 40 mijë pikë në sezonin e rregullt në karrierë në ndeshjen e së shtunës kundër Denver Nuggets.

Por ai e përshkroi atë si “të hidhur” pasi skuadra e tij Los Angeles Lakers humbi 124-114 nga kampionët në fuqi të NBA.

“Të jesh lojtari i parë që bën diçka, është shumë mirë në këtë ligë”, tha 39-vjeçari, i cili shënoi 26 pikë në mbrëmje, raporton BBC.

“Ju thjesht e dini historinë, ju i njihni të mëdhenjtë që kanë kaluar”.

James shënoi koshin historik me 10 minuta e 39 sekonda të mbetura në çerekun e dytë me një goditje nga ana e majtë e koshit për t’i dhënë Lakers epërsinë 37-32, raporton BBC.

Megjithatë, Nuggets e zgjeruan serinë e tyre të fitoreve në gjashtë ndeshje falë 35 pikëve nga Nikola Jokiq për ta lënë James me ndjenja të përziera.

“Gjëja kryesore është gjithmonë gjëja kryesore dhe kjo është fitorja”, tha ai.

“Ne luajtëm një basketboll të mirë, por nuk ishim në gjendje ta mbyllnim atë, kështu që [është] e hidhur, por unë shijova çdo moment në parket”

James u bë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA në shkurt 2023, duke kaluar rekordin e gjatë të Kareem Abdul-Jabbar prej 38,387 pikësh.

Katër herë kampioni i NBA-së dhe katër herë Lojtari më i Vlefshëm është në sezonin e tij të 21-të dhe është lojtari më i vjetër aktiv i ligës.