23:24 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

LeBron James pëson një lëndim në humbjen e Lakers

Skuadra e Los Angeles Lakers ka pësuar disfatë ndaj Atlanta Hawks me rezultat 94-99.

Gjatë kësaj ndeshje, basketbollisti më i mirë në NBA, LeBron James pësoi një lëndim, shkruan IndeksOnline

Amerikani ndjeu dhimbje të madhe të këmbën e tij të majtë dhe nuk arriti të qëndronte shumë minuta në fushë.

James në këtë përballje realizoi vetëm 10 pikë, një kërcim dhe 4 asistime.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte ai i Atlantas, Collins me 27 pikë dhe 16 kërcime./IndeksOnline/