23:06 / E Premte, 22 Shtator 2023 / Gj. Sh

Lecce befasia e Serie A, ngjitet në vend të dytë

Lecce është befasia e këtij sezoni në Serie A.

Skuadra ku luan futbollisti kosovar, Ylber Ramadani, ka shënuar një tjetër fitore, shkruan IndeksOnline.

Lecce sonte ka mposhtur skuadrën e Genoas me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Remi Oudin në minutën e 83-të.

Kujtojmë që Genoa ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 36-të, pasi Aaron Martin u përjashtua nga loja pas dy kartonave të verdhë.

Me këtë fitore, Lecce është ngjitur në vendin e dytë të Serie A me 11 pikë, duke pasur tre fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e para.

Në anën tjetër, Genoa ka 4 pikë dhe renditet në vendin e 14-të./IndeksOnline/