Leclerc debuton me Ferrarin, del më i shpejtë se Vettel
Sot ka nisur zyrtarisht aventura e pilotit të ri Charles Leclerc me makinën Ferrari.
Piloti francez, që në Botërorin e ardhshëm do të mbajë numrin 16, ka pilotuar makinën “kokëkuqe” gjatë ditës së dytë te testeve të lira të lejuara nga FIA.
22-vjeçari Leclerc k zënë vendin e Kimi Raikkonen, që ka kaluar te makina Sauber.
First day at the new office: @Charles_Leclerc leaves the @ScuderiaFerrari garage ?#F1Testing pic.twitter.com/rgEvjp4hmL
— Formula 1 (@F1) November 28, 2018
Që në ditën e parë të provave Leclerc ka treguar se synon shumë te Ferrari, pasi ka dhënë një kohë shumë të mirë, 1’36”450, duke qenë jo vetëm më i shpejti në pistë, por edhe më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel (4 të dhjetat më i shpejtë).
Gjatë këtyre dy ditëve teste të lejuara nga FIA, makinat testuan gomat e reja Pirelli që do të përdoren sezonin tjetër të Formula 1.
Ferrari i Leclerc, ashtu si ai i Vettel dje, dha kohën më të mirë në pistën e Yas Marina, duke lënë pas makinën Red Bull të Pierre Gasly (i dyti), ndërsa i treti u klasifikua Lance Stroll me Force India.
Më pas u renditën Bottas me Mercedes dhe Sainz me McLaren. Pra, ky vit mbyllet me një buzëqeshje me Ferrarin, që duket më i shpejtë se rivalët, të paktën në këto teste të fundit.