21:21 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / C E

Leclerc niset i pari në Singapor, Verstappen nuk shkon më shumë se vendi i 8

Charles Leclerc do të niset i pari në Singapor, pasi ka vendosur kohën më të mirë në provat zyrtare, me 1 minutë e 49 sekonda e 412, të zhvilluara këtë të shtunë.

I dyti në krah të Leclerc doli një pilot i Red Bull, por jo Max Verstappen, pas pilotit të Ferrarit u rendit Sergio Perez.

Ndërsa Lewis Hamilton do të niset i treti, me pilotin e Mercedes që u rendit pas Leclerc dhe Perez.

Sa i përket holandezit të Red Bull, Verstappen siguroi vendin e tetë në provat e lira, ndërsa Alonso me Alpine i mbyllën provat e lira në vend të 5.