15:31 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Ledion Liço rrëfen fëmijërinë e vështirë: Mbyllesha në dhomë dhe qaja… (Foto)

Ndonëse sot është një figurë e njohur televizive duket se jeta nuk kanë qenë gjithmonë kaq e lehtë për Ledion Liçon.

Related image

Moderatori i shumë programeve televizive në “Top Channel” ka rrëfyer për ‘’Pop Culture’’  disa episode nga fëmijëria e tij.

Ai ka treguar se si në klasë të pestë kishte ardhur nga Erseka në Tiranë dhe ishte përballur me bullizmin për shkak se fliste me dialekt.

“Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin”, u shpreh Ledioni, duke thënë se për këtë arsye mbyllej në dhomë dhe qante. Ai rrëfeu edhe për një episod në gjimnaz kur një djalë më i rritur se ai e kishte goditur në fytyrë dhe ai i i ishte kundërpërgjigjur duke i ngrënë gishtin e vogël.

Ndryshe moderatori i njohur është në lidhje me Sara Hoxhën, bashkëpronaren e famshme të “Top Channel” me të cilën ka edhe fëmijë./Indeksonline/

Image result for ledion lico