23:17 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ledri bashkëpunim me artist të huaj? Ju tregon Shoshi (Foto)

Suksesi i Ledri Vulës duket se nuk do të ndalet në kufijtë shqiptar.

Ai shumë shpejtë pritet të vijë në bashkëpunim me një artist të madh, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet menaxheri i Ledrit, Faton Shohi përmes llogarisë së tij në Instagram.

Ai ka shpërndarë një video ku ka treguar se reperi amerikan Dave East është duke dëgjuar këngët e Ledrit dhe se shumë shpejtë pritet surpriza e madhe.

Dhe, nuk do të shkojë gjatë që surpriza të zbulohet.

Shoshi ka treguar për Indeksonline se Ledri pritet të lansojë bashkëpunimin e tij me një artist të huaj gjatë muajve shtator-tetor.

Ky pritet të jetë një sukses i radhës për Ledrin i cili tashmë e ka treguar veten me muzikën e tij në të gjitha vendet shqipfolëse./Indeksonline/