Ledri i dha ‘vulë’ mbrëmë Sunny Hill-it, krejt publiku me të (Video)
Mbrëmë në kuadër të festivalit Sunny Hill ka performuar edhe reperi i talentuar kosovar Ledri Vula.
Përmes llogarisë së tij Instagram ai ka treguar atmosferën që ka krijuar, ku shihet i gjithë publiku duke kënduar me të dhe Lyric Son këngën ‘Princess Diana’, shkruan Indeksonline.
Duket që reperi e ka shijuar tej mase këtë mbrëmjë saqë ka shkruar:
“Faleminderit per dashnine dhe mbeshtetjen qe na e keni dhane mbrame. 1 prej atyne netve qe ska mu harru”.
Ndryshe Sunny Hill do të performojë sonte me performancën e Martin Garrix./Indeksonline/