23:22 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ledri Vula dhe Lorik Cana marrin çmimin ‘Nderi i Gjakovës’

Reperi i suksesshëm, Ledri Vula, futbollisti Lorik Cana dhe aktori Edi Kastrati janë nderuar me çmimin ‘Nderi i Gjakovës’.

Përveç tyre edhe emra të tjerë të njohur të qyteti të Gjakovës u nderuan me këtë çmimin në ceremoninë e organizuar nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, shkruan Indeksonline.

Aktori i mirënjohur, Edi Kastrati ka ndarë këtë lajm në rrjetin social Facebook ku edhe ka falënderuar kryetarin e komunës për këtë vlerësim.

I nderuar kryetar Ardian Gjini, në eksperiencën time te deritanishme kam mësuar se,njerëzit do të harrojnë atë që keni thënë, njerëzit do të harrojnë atë që keni bërë por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndjehen. Andaj kjo ndjenjë që më është dhuruar me këtë nderë që më keni bërë për mua do te jetë e pa harrueshme, faleminderit shumë.” ka shkruar aktori në postimin e tij./Indeksonline/