17:08 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Ledri Vula: Me Rita Orën do bëja një film e me Dua Lipën muzikën (Video)

Reperi i talentuar kosovar Ledri Vula në një intervistë në ” Jo vetëm modë” ka folur për herë të parë për Dua Lipën dhe Rita Orën.

“I kam shumë shoqe të dyja. Rita është moshatare me mua dhe mund të bëja ndonjë bashkëpunim me të, por Dua Lipa është shumë e suksesshme dhe po bën muzikë shumë të mirë’, transmeton RTV Klan.

“Rita e ka lënë anash muzikën dhe po merret edhe me filma dhe me të mund të bëja një film ‘Fifty Shades of Ledri’, ndërsa me Duan do bëja muzikën”, është shprehur Ledri.

Sa i përket statusit të reperit, ai është shprehur se është “single”.