10:34 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ledri Vula në përkrahje të “Shtegut të Shpresës” (Foto)

Për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor organizon me 3 dhe 4 mars vrapimin 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë.

E kësaj maratone i është bashkangjitur edhe reperi i talentuar kosovar Ledri Vula. Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një instastory të postuar në rrjetin e tij social Instagram.


Ndryshe kësaj nisme i janë bashkuar edhe shumë personalitete e figuara të shquara të vendit.
Ky vrapim njëherit shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar në Kosovë dhe synon që Kosovën ta vendosë në hartën turistike./Indeksonline/