14:00 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Ledri Vula nis xhirimet e këngës së re

Reperi Ledri Vula është duke e shijuar suksesin e albumit të ri ‘1 goat per ty’, ku në platformën ‘Youtube’ ka arritur të marrë miliona klikime.

Për adhuruesit e muzikës së tij, ka një lajm të mirë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se reperi gjendet në Portofino të Italisë, duke xhiruar videoklipin e këngës “Gjendja”.

Së shpejti pritet të përfundojnë xhirimet e klipit dhe sigurisht si çdo herë do të na sjellë diçka artistike./Indeksonline/