10:44 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ledri Vula urim të përzemërt për ditëlindjen e babait, zgjedh fjalë të veçanta!

Sot në familjen e reperit të suksesshëm shqiptar, Ledri Vula është një ditë e veçantë.

Babai i Ledrit, Agroni feston ditëlindjen, e padyshim një urim special për këtë ditë nuk ka munguar nga ana e reperit, shkruan Indeksonline.

Ledri ka postuar një fotografi të Agroni në ‘InstaStory’ teksa ka përzgjedhur një urim mjaft të veçantë.

“Nga zemra ime tek e jotja, ti gjithmonë do të mbetesh i veçantë për mua. Urime ditëlindjen” shkruan Ledri.

Kujtojmë që Ledri është fëmija i vetëm i Agron dhe Xheraldina Vulës.

Ndryshe, reperi ditë më parë publikoj projektin ‘Rio Rio’ e cila tashmë është kthyer në një hit veror./Indeksonline/