18:28 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ledrinho gati për sfidën me yjet kosovarë të futbollit

Sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillohet ndeshja ‘Loja e Yjeve’

Ndeshja që ka mbledhur yjet më të njohura të futbollit dhe muzikës në vend është e ndarë në dy ekipe, njëra me kapiten Granit Xhaka dhe ekipi tjetër Milot Rashica, shkruan Indeksonline.

Në këtë sfidë janë bërë pjesë edhe reperët e suksesshëm Ledri Vula dhe Mc Kresha të cilët do të përballën me njëri-tjetrin.

“Gati për sonte” ka shkruar Ledri në një InstaStory ku ka publikuar fotografinë e fanellës me numrin 10 që do të bartë me emrin Ledrinho.

Ndeshja është organizuar dhe mbështetur nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, sfida do të fillojë në ora 20:00./Indeksonline/