14:57 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / Gj. Sh

Leeds arrin marrëveshje me yllin e Juventusit

Leeds United ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e yllit amerikan, Weston McKennie.

Skuadra e Leedsit do të paguaj 1.2 milion euro për huazimin e tij dhe në fund të sezonit do të shfrytëzoj opsionin e blerjes përr 33 milion euro plus shtesat, transmeton IndeksOnline.

Gazetari, Fabrizio Romano, raporton se marrëveshja është pothuajse e kryer dhe gjithashtu McKennie ka rënë dakord me kushtet personale./IndeksOnline/