13:35 / E Premte, 01 Korrik 2022 / k.v

Leeds dhe Burnley heqin dorë nga kërcënimi për veprime ligjore ndaj Evertonit

Leeds dhe Burnley kanë hequr dorë nga kërcënimi i veprimeve ligjore kundër Evertonit dhe Premier Ligës për financat e klubit nga Merseyside.

Evertoni ka shënuar humbje prej 429 milionë eurosh gjatë tre viteve, që është mbi kompensimin e Premier Ligës prej 121 milionë eurosh.

Kjo shifër përfshinte gjithashtu humbje prej 196 milion eurove, që i atribuohen Covid-19, të cilat mund të fshihen, megjithëse shkalla e atyre humbjeve shkaktoi gjithashtu befasi.

Por Everton gjithmonë ka treguar se ata ishin të sigurt se kishin respektuar rregullat financiare dhe kishin punuar haptazi me Premier Ligën.

Në anën tjetër, Leeds dhe Burnley donin që llogaritë e klubit të hetoheshin në mënyrë të pavarur, por pas takimit me Premier Ligën ata u këshilluan që ata të respektonin rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë, përcjell KosovaPress.

Dy klubet i kishin shkruar Premier Ligës në maj, me statusin e tyre të ligës nën kërcënim. Leeds mbeti në Premier Ligë falë fitores së ditës së fundit ndaj Brentfordit, por Burnley u rrëzua pas humbjes në të njëjtën ditë ndaj Newcastle.

Përveç përshtatjes për humbjet e lidhura me Covid-in, klubet lejohen të zbresin shpenzimet për akademinë e tyre dhe ekipin e femrave, dhe në rastin e Evertonit, në stadiumin e tyre të ri, i cili është në ndërtim dhe do të hapet në vitin 2024 me një kosto prej më shumë se 576 milionë eurove.

Humbja prej 196 milionë eurove e rregulluar e klubit gjatë tre viteve deri në sezonin 2020/21 do të përkeqësohet pasi të përfshijë sezonin e përfunduar së fundmi 2021/22.

Përfundimi i marrëveshjes prej 75 milionë eurove për të shitur sulmuesin brazilian Richarlison te Tottenham, do të thotë që të ardhurat tani mund të përfshihen në llogaritë e sezonit të kaluar dhe për këtë arsye ndihmojnë në balancimin e librave për periudhën e ardhshme trevjeçare.