09:30 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger bëhet 70 vjeç

22 vjet Arsene Wenger ishte trajner i Arsenalit dhe kaq nuk i mjaftoi sepse dëshiroi të qëndronte ende.

Por dështimet e viteve të fundit bën që legjenda të shkarkohet  në vitin 2018.

Wengeri pas një jete të kaluar me futbollin, sot feston ditëlindjen e 70-të, shkruan Indeksonline.

Ai fitoi 3 herë Premier Ligën me Arsenalin, 7 herë Kupën FA, por në garat ndërkombëtare nuk pati ndonjë sukses të madh.

Në vitin 2005 ishte mundur në finale e Ligës së Kampionëve nga Barcelona.

Më poshtë mund ta ndiqni kronikën e mediumit Sky, kur Wengeri ishte zyrtarizuar si trajner i Arsenalit në vitin 1996. /Indeskonline/