19:15 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Barcelonës bën thirrje që të mos futet në lojë Messi pa e kaluar lëndimin

Lionel Messi nuk ka pasur aq fat në këtë sezonë pasi ka pësuar lëndime, mirëpo prap ai ka luajtur kundër Interit për 90 minuta.

E kjo gjë duket se i ka rënë në sy legjendës së këtij klubi Rivaldos, i cili ka bërë thirrje që ta lënë Messin të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.

“Lionel Messi ende po rimerr veten nga dëmtimi dhe po gjen ritmin e tij” tha Rivaldo.

“Por unë isha i lumtur që e pashë atë duke luajtur për 90 minuta dhe duke sakrifikuar veten për ekipin, edhe pse ishte e qartë se ai nuk ishte 100% i gatshëm”.

“Rëndësia e Messit në këtë fitore ndaj Interit vetëm përforcon mendimin tim se ai duhet të jetë më i mbrojtur në këtë fazë të karrierës së tij”.

“Ai duhet të lejohet të shërohet plotësisht, në mënyrë që të mos ndiejë dhimbje dhe të humbasë çdo frikë e të luftojë për secilin top. Ai është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, ​​veçanërisht kur është në formën e tij më të mirë”, u deklarua legjenda e Brazilit./Indeksonline/.