19:51 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Legjenda e Barcelonës tregon se çfarë duhet bërë me shumë të kritikuarin, Dembele

Ish futbollisti i Barcelonës, Rivaldo ka folur rreth futbollistit të katalunasve Ousmane Dembele.

Dembele që nga transferimi i tij te Barcelona është kritikuar vazhdimisht për egoizmin e tij, transmeton IndeksOnline.

Sipas Rivaldos, Dembele është ende një futbollist me potencial të madh mirëpo mundësia më e mirë e Barcelonës do të ishte sipas tij shitja e futbollistit.

“Mendoj se kjo verë mund të jetë mundësia e duhur për  Barcelonën për të shitur ose edhe ta shkëmbejë atë për një lojtar që po ndjekin tashmë”.

Dembele që nga transferimi i tij në Barcelonë ka pasur probleme të shumta me lëndime andaj edhe e kanë pezulluar atë që të luaj në shumë ndeshje./Indeksonline/.