13:44 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Legjenda e basketbollit botëror: Dy lojtarë më mahnitën te Kosova, të tjerët…

Legjenda e Lituanisë dhe basketbollit botëror, Arvydas Sabonis ka thënë se vetëm dy lojtarë kanë shkëlqyer te Kosova në ndeshjen kualifikuese mbrëmë ndaj Lituanisë.

Sabonis e ka veçuar Dardan Berishën dhe Bamforth si lojtarët e vetëm që treguan klas te Kosova.

“Atmosfera ishte fantastike. Te Kosova dy lojtarë ishin të mrekullueshëm, Berisha e Bamforth. Vetëm ata dy luanin, por duke mos patur përkrahje nga bashkëlojtarët, atyre iu hargjuan bateritë” ka thënë Sabonis./Indeksonline/