18:43 / E Hënë, 22 Prill 2024 / A. M.

Legjenda e klubit do zëvëndësoj Watzken, në pozitën e drejtorit të sportit te Dortmundi

Duket se Dortmundi ka gjetur zëvendësuesin e Hans-Joachim Watzkes pas konfirmimit të largimit të tij në verën e këtij viti.

Këtë pozitë, do ta marrë legjenda e skuadrës Lars Ricken, i cili pritet të fillojë nga 1 maji.

Ricken, ka qenë deri më tani drejtor i qendrës së performancës për të rinjtë nga viti 2021.

Ish-lojtari gjerman, ka nënshkruar kontratën e tij deri më 30 qershor dhe nuk pritet, që të ndryshojë stafi pasi që legjenda tjetër Sebastian Kehl, pritet të qëndrojë në pozitën e drejtorit sportive, shkruan IndeksOnline.

Ricken, do të rikthejë në klub Sven Mislintat i cili do bëhet drejtori teknik i “Verdhezinjëve”.

Përndryshe Lars Ricken, ka kaluar tërë karrierën e tij te Dortmundi ku ka bërë 301 paraqitje dhe po ashtu njihet për golin e tij të famshëm ndaj Juventusit ku fitoi Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/