10:57 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Legjenda e Liverpoolit lirohet nga spitali

Gjatë kësaj jave u raportua se Keni Dalglish ka rezultuar pozitiv në Covid-19, pasi anglezi kishte vizituar spitalin për një infektim të thjeshtë. Dalglish ishte ndalur në spital, por lajmet e fundit thonë se ikona e Liverpullit është liruar nga spitali.

Ai është kthyer në shtëpinë e tij, ku në vet-izolim po vazhdon rikuperimin e plotë nga virusi.

“Njerëzit mund të mendojnë se për shkak të emrit tim kam pasur kujdes më të mirë, por secili pacient në NHS po merr kujdesin më të mirë të mundshëm. Si shtet, ne jemi me fat që i kemi ata”, ka thënë ndër të tjerash Dalglish.