09:31 / E Premte, 06 Maj 2022 / B O

Legjenda e Manchester United: Real Madridi s’e meritoi finalen, pati paraqitje të dobëta!

Peter Schmeichel , portieri legjendar danez që mbrojti portën e Manchester United nga viti 1991 deri në 1999 ka thënë se Real Madridi është finalist i pamerituar në Champions League.

Schmeichel ka thënë se Reali deri në finale ka treguar vetëm një ndeshje të mirë, atë ndaj Chelseat në sfidën e parë.

“Real Madridi nuk erdhi më meritë në finale. Në dy ndeshjet e Cityt ishte skuadër më e dobët. Luajtën më mirë se City vetëm në tre minutat e fundit të ndeshjes. Deri në finale Reali ka treguar vetëm një ndeshje të mirë, atë ndaj Chelseat në ndeshjen e parë” ka thënë legjendari danez./Indeksonline/