12:56 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Legjenda Gianfranco Zola largohet nga Chelsea

Asistenti Gianfranco Zola do të largohet këtë verë nga skuadra e Chelseat me ska.

Italiani që ka shërbyer si asistent i trajnerit Maurizio Sarri, pritet të zyrtarizohet së shpejti te Juventusi së bashku me Sarrin, raporton Sky Sports.

52 vjeçari për herë të parë punoi si trajner te Chelsea, ekipi ku kishte bërë karrierë si futbollist nga viti 1996 deri më 2003.

Dyshja italiane Sarri – Zola arritën triumf në Ligën e Evropës pasi mposhtën Arsenalin në finale. /Indeksonline/