08:55 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / L K

Legjenda kroate merr drejtimin e skuadrës gjermane, e kërkon një shqiptar si transfer të parë

Union Berlin i ka besuar pozitën e trajnerit kroatit të njohur, Nenad Bjelica. 52 vjeçari ka kërkuar nga Union disa blerje në janar për të nxjerrur skuadrën nga kriza. Dëshira e parë e tij është transferimi i Enis Bardhit.

Bjelica e Bardhi kanë punuar së bashku tek Trabzonspor dhe kroati i njeh mirë cilësitë e shqiptarit.

Bardhi kohëve të fundit ka shumë pak minutazh tek skuadra turke.

Në katër ndeshjet e fundit ai u paraqit vetëm një herë dhe grumbulloi vetëm 15 minuta nën drejtimin e Abdullah Avcit./Indeksonline/