75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 17 Mars 2026 / G T

Legjenda Makelele me mesazh motivimi për Chelsean: Asgjë s’ka përfunduar, luhen edhe 90 minuta të tjera…!

Skuadra e Chelseat sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germian, në UEFA Champions League.

Ndeshja e parë u mbyll me shifrat e thella 5:2, shkruan Indeksonline

Por, sonte synohet një “remontada” – dhe këtë e thotë edhe legjenda e futbollit francez, Claudio Makelele.

“Gjithçka mund të ndodhë për 90 minuta. Gati është stadiumi ‘Stamford Bridge’. Avantazhi i shtëpisë, dhe atmosfera elektrizuese. Asgjë s’ka përfunduar akoma…”, u shpreh Makelele.

Sonte nga ora 21:00, Chelsea luan ndaj PSG-së në stadiumin “Stamford Bridge”./Indeksonline/