08:53 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Legjenda thotë se Bernardo Silva është ende duke vrapuar

Pep Guardiola ka thurur lavde të mëdha për lojtarin e tij Bernardo Silva, pas një paraqitje të jashtëzakonshme për Manchester Cityn në fitoren ndaj Liverpool.

Ylli 24-vjecar ishte i pranishëm në cdo cep të fushës dhe nuk u ndal për asnjë moment, si në fazën ofansive ashtu edhe në atë defansive.

“Ai bëri gjithcka” tha Pep për Bernardon. “Ai është më i shkurtri në fushë, por na tregon se për të luajtur futboll ju nuk duhet të jeni shtatlartë ose më fizik. Ai është i pabesueshëm. Unë nuk kam parë performancë të tillë që një kohë të gjatë”.

Statistikat poashtu vërtetojnë punën e Bernardos, me mesfushorin që vendos një rekord të ri në këtë sezon aktual.

Bernardo ka vrapuar më shumë se cdo lojtari deri tani në Premierligë, duke bërë plot 13,7 kilometra. /IndeksOnline/