09:45 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Legjenda turke, Emre Belözoğlu, e “çon në qiell” Vedat Muriqin

Një ndër futbollistët më të suksesshëm në histori të Turqisë, është Emre Belözoğlu.

Ai ka luajtur në kampionatet më të fortë në botë si në Spanjë, Angli e Itali te Atletico Madridi, Interi e Newcastle Unitedi.

39-vjeçari vazhdon të luajë futboll te skuadra Fenerbahçe. Emre ka pasur lëvdata për paraqitjet e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, transmeton Indeksonline.

“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës verdhekaltër për disa vjet dhe do të ketë sukses” deklaroi Emre.

Muriqi ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë.

Mediumet ndërkombëtare kanë raportuar që skuadrat e njohura, Tottenhami, Manchester Unitedi, Atletico Madridi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. /Indeksonline/