09:27 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Legjendari Cafu në borxhe deri në “fyt”, ia merr banka tokat e makinën

Ish-kampioni i botës me Brazilin, legjendari Cafu është në krizë të madhe ekonomike. Mediat braziliane raportojnë se ish futbollisti i Milanit dhe shumë skuadrave ka shumë borxhe dhe obligime ndaj bankave.

Kjo ka bërë që Cafu të humbas gjashtë prona dhe një makinë luksoze të cilat ia ka marrë një bankë në Brazil, shkruan Indeksonline.

“Është problemi im personal, mund të jap pronën time, makinën time, shtëpinë time, unë jap përgjegjësitë për borxhet e mia” ka qenë përgjigja e legjendarit kur është pyetur për këtë situatë.

Thuhet se Cafu ka 15 prona të tjera në emër të tij dhe atë të gruas së tij, të cilët janë hipotekuar për borxhe në kredi duke filluar nga 1.1 milionë deri në 6 milionë dollarë./Indeksonline/