16:42 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Legjendat e muzikës nga Shqipëria vijnë në Prishtinë, çfarë po përgatisin? (Foto)

Tre muzikantët e Rock-ut nga Shqipëria, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi si dhe Elton Deda, po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë.

Në disa foto të  bëra nga “Indeksonline”, njëshat e rokut shihen në njërin prej lokaleve të Prishtinës.

Nuk dihet arsyeja pse të njëjtit kanë ardhur në vendin tonë, mirëpo vlen të theksohet se Gjoka, Deda dhe Makashi para disa javësh kishin performuar në Tiranë hitet e përbashkëta, por edhe këngët solo. /Indeksonline/