22:11 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Legjendat” masoviksht në Drenas për ndeshjen me Feronikelin

Të dielën do të zhvillohet derbi i xhiros së 19-të i Superligës në mes të Feronikelit dhe Llapit.

Skuadra nga Drenasi që është në pozitën e parë pret në stadiumin “Rexhep Rexhepi” skuadrën nga Podujeva që aktualisht gjendet në poztën e tretë.

Ultrasit llapjan, “Legjendat” kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë masovikisht drejtë Drenasit për këtë ndeshje.

Ky është njoftimi i tyre:

Të dielën masovikisht në Drenas

Kryesia e Legjendave ju njofton se të dielën nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas zhvillohet ndeshja vendimtare për titull kampioni ndërmjet Feronikelit e Llapit.

Duke ditur rëndësinë e ndeshjes, “Legjendat” udhëtojnë drejt Drenasit me 2 autobusë për t’iu japur zemër futbollistëve drejt fitores së dytë kampionale dhe rrugëtimit drejt titullit kampion.

Takohemi tek Sheshi “4 heronjtë”, nisemi në ora 11:00 për në Drenas. Udhëtimi është kryer nga kryesia e Llapit, bileta hyrëse në stadium 2 euro.