21:49 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Legjendat” vazhdojnë bojkotin, Llapi luan me Drenicën pa mbështetjen e tifozëve

Skuadra e Llapit e nisë kampanjën e re në IPKO Superligën e Kosovës të dielën.

Llapi do të përballet me Drenicën këtë fundjavë në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, ka një problem. Bëhet fjalë për tifozët e klubit podujavas, ”Legjendat”.

Sot, ”Legjendat” kanë konfirmuar se nuk do të jenë prezent në stadium për ta përkrahur klubin e tyre të zemrës.

Arsyet tashmë janë të ditura. ”Legjendat” janë të mllefosur me kryesinë e klubit, e cila duket se nuk i ka rregulluar ende raportet me tifozët.

Megjithatë, tifozët e Llapit i kanë dëshiruar fitore skuadrës së tyre të zemrës./IndeksOnline/