22:55 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Lehtë e bukur, Liverpooli merr tri pikë të mëdha ndaj Ajaxit

Liverpooli e ka filluar me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Anglisë kanë mposhtur në Amsterdam Ajaxin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi  Tagliafico, i cili devijoi një top të Mane në minutën e 35-të.

30 minuta për Liverpoolin luajti edhe Xherdan Shaqiri i cili e zëvendësoi Salahun në minutën e 60-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Atalanta ka mposhtur Midtjilandin me rezultat 4-0.

Atalanta dhe Liverpooli ndajnë pozitën e parë me nga 3 pikë derisa Ajax dhe Midtjiland janë në dy vendet e fundit. /IndeksOnline/