20:08 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Leicester City pranon të lejojë Harry Maguire të transferohet në Manchester United ose City por me një kusht

Leicester City i ka thënë Harry Maguire se ai është i lirë të largohet nga klubi këtë verë , por vetëm pasi Manchester United ose Manchester City të bëjnë një ofertë  prej 80 milionë funtave, transmeton Indeksonline.

Ylli i Anglisë ende duhet të dorëzojë një kërkesë zyrtare për transferim, por i ka njoftuar Foxes në javën e fundit se ai është i etur të largohet nga klubi për United ose City.

United kishte bërë një ofertë prej 70 milionë funtash por që u refuzua.

 Ajo çfarë është e qartë është se Maguire është i prirur për një lëvizje në Old Trafford ose Etihad por Leicester nuk kanë presion financiar për të shitur dhe duan ende të mbajnë mbrojtësin./Indeksonline/.