20:00 / E Diele, 21 Mars 2021 / A. A

Leicesteri eliminon Man Utd, këto janë çiftet gjysmëfinale në FA Cup

Manchester United është eliminuar nga Kupa FA pas disfatës 3-1 nga Leicesteri në King Power Stadium.

Kelechi Iheanacho ishte njeriu i ndeshjes, i cili shënoi 2 gola, ndërsa një tjetër e shtoi Youri Tielemans.

Golin e vetëm për Manchester United e shënoi Mason Greenwood.

Në gjysmëfinale, Leicesteri do të përballet me Southamptonin ndërsa Chelsea me Manchester Cityn.

/Indeksonline/