17:19 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Leicesteri me ofertë për targetin e Milanit dhe Arsenalit

Leicester City njoftohet se ka bërë një ofertë për Dennis Praet, e i cili është në fokusin e Milanit dhe Arsenalit, transmeton Indeksonline.

Ai është bërë një nga mesfushorët më të kërkuar në Serie A për shkak të paraqitjeve të tij për Sampdorian gjatë dy sezoneve të fundit.

Ai ka qenë i përfolur për një lëvizje të mundshme tek Arsenali dhe Milani.

Leicesteri ka bërë një ofertë prej 20 milionë euro për lojtarin. Oferta është bërë në orët e fundit dhe në të cilën janë përfshirë edhe bonuse për lojtarin.

Mirëpo klubi po kërkon 25 milionë euro dhe Praet po kërkon një sfidë të re. Tani besohet se AC Milan ka mbështetur marrëveshjen./Indeksonline/.